Albright: Jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për afganët

Ish sekretarja e shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Madelieine Albright, me anë të një postimi në Twitter ka shprehur falenderim për Kosovën, Shqipërinë, Kanadanë dhe Maqedonin e Veriut të cilët kanë ofruar strehim për afganët.

Duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan”, ka shkruar Albright në Twitter.

“Përderisa SHBA-ja po punon që t’i evakuojë ata në rrezik të veçantë nga talibanët, i jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, e posaçërisht për gratë dhe liderët e shoqërisë civile dhe pres edhe nga të tjerët që ta bëjnë këtë”.

Postimi i plotë:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu