Aleanca për Shqiptarët thote se të gjitha pozicionet që Vesel Memedi si deputet ka pasur në Kuvend ti takojnë partisë së tyre, pas zgjedhjes së Arta Toçit si deputetja e tretë e kësaj partie. Memedi ka qenë udhëheqës dhe anëtar në disa komisione dhe organe tjera të Kuvendit.
“Situata është e qartë si kristali për arsye se Vesel Memeti ka qenë deputet i Aleancës për Shqiptarët. JO vetëm që ka qenë deputet i ASH-së por është zgjedhur edhe me votat e ASH-së. Se sa peshonte vet u pa në ciklet zgjedhore të tjera. Vesel Memeti edhe pozitën e zëvendëskryetarit të Kuvendit e ka marrë m propozim të ASH-së”, theksoi deputeti i ASH-së, Syrja Rashidi.
Por nga BDI sot kërkuan që të gjitha pozicionet e Vesel Memedit ti takojnë partisë së tyre. Nga kjo parti kërkuan që të ulen me ASH dhe të gjejnë zgjidhje. Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli tha se është e qartë se të gjitha pozicionet i takojnë ASH-së, sepse edhe vetë Memedi ka qenë deputet i ASH-së dhe që më pas tradhëtoi koalicionin. (INA)










