Aleanca për Shqiptarët: Banja e Tetovës ka nevojë për investime serioze, jo për makiazh

Sot aktivistët e partisë Aleanca për Shqiptarët vizituan Banjën e Tetovës. Banja e Tetovës, një perlë turistike që do investime dhe jo makiazh, shkruajnë në postimin e tyre në Facebook, Aleanca për Shqiptarët dega e Tetovës, përcjell TOP24.

“Banja e Tetovës është një nga potencialet për rekreacion që kohëve të fundit vizitohet gjithnjë e më shumë, si nga tetovarët ashtu edhe nga vizitorë prej qyteteve të tjera.

Në këtë perlë natyrore jo vetëm që nuk investohet, por as edhe nuk mirëmbahet. Mbeturinat mbeten njollë e zezë si në shumë pjesë të tjera të qytetit.

Banja e Tetovës nuk ka nevojë për makijazh, por për investime serioze që do ta shndërrojnë atë në një pikë të vërtetë turistike”, shkruajnë nga ASH./TOP24/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu