Aleanca për Shqiptarët: Bashkimi Demokratik për Integrim përsëri kundër interesave shqiptare

Aleanca për Shqiptarët, dega Çashkë në një komunikat për media njofton se pas dorëheqjes së Aleancës nga Kryesuesi i këshillit, Bashkimi Demokratik për Integrim në bashkëpunim me LSDM kanë emëruar kryetarin e ri të këshillit në komunën e Çashkës.

“Kryetari i ri është rezultat i pazareve personale të tij dhe udhëheqjes së degës të Bashkimit Demokratik për Integrim. Është shitur një qëllim madhorë siç është arsimi shqip, për të arritur një kolltuk dhe punësim personal.

Marrëveshja është e berë në menyrë që posta ne Jabollçishtë te epërme të behët filijalë zyrtare e “Македонска Пошта” dhe aty dikush të fitoj vendim pune. Nuk ka parime të shëndosha, është koalicion klasik për të ruajtur dhe përforcuar pozicionet e veta, si kryetari i komunës njejtë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

I rikujtojmë kryetarit të komunës Z. Goran Stojanovski se votat që ka mbledhur nga shqiptaret kanë qenë rezultat i revoltës së qytetarëve kundrejt Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetarit të atëhershëm të komunës, por se ai më këtë gjest tregon se sa antishqiptarë dhe sa të korruptuar janë ai dhe partia e tij. Po bejnë çmos për të parandaluar hapjen e paraleleve shqipe ne çashkë dhe të fillojnë zhvatjen e buxhetit të komunës ashtu siç bëheshte më parë.

Janë dorëhequr të gjithë nënpunësit administrativ nga radhët tona, kjo tregon se ne nuk shitemi për rroga dhe kalkulime ditore politike.Në këtë përbërje po bëhen politika të rrezikshme kundër shqiptarëve, ndërsa luksin për të udhëhequr me to përsëri po e mbajnë përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Më këtë po ju themi, Shihemi me 12 prill ditën e llogaridhënies para popullit. Shqiptarët nuk harrojnë lehtë.”, theksohet në komunikatën e ASH-së, dega Çashkë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu