Të shumta kanë qenë reagimet ndaj fjalimit të fundvitit të Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga partitë shqiptare, transmeton InfoShqip.
Aleanca për shqiptarët e ka qujatr militant partiak, duke u bazuar në veprimet e tij dhe konteston titullin e tij si president të zgjedhur në nje proces të diskutueshëm.
“Militanti partiak Gjorge Ivanov që morri titullin në një proces të diskutueshëm zgjedhor do të duhet të jetë më i kujdesshëm në detyrën e tij, pikërisht për shkak të mungesës së legjitimitetit. Ai, edhe në këtë paraqitje ishte i humbur në kohë dhe në hapësirë. Përveçse mbajti dy mandate titullin “President”, Ivanovi asnjëherë nuk bëri atë që e obligoi ligji dhe Kushtetuta e vendit. Ai vazhdoi të kontribuojë në thellimin e problemeve në Maqedoni. Asnjëherë nuk reagoi kundër rrahjeve dhe ofendimeve ndaj shqiptarëve. Qëndroi i njëanshëm edhe ndaj diskriminimeve që ndodhin në vend”, thanë nga “Aleanca për Shqiptarët”.
Reagime ka pasur edhe nga Lëvizja Besa dhe BDI./InfoShqip.com










