Aleanca për Shqiptarët – Tetovë: N’konak në fshatin Shipkovicë

Po vazhdojnë vizitat e Aleancës për Shqiptarët në çdo vendbanim të rrethinës së Tetovës për të dëgjuar nga afër për problemet dhe kërkesat që ata kanë, shkruan InfoShqip.

Postimi i plotë:

“N’konak në fshatin Shipkovicë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputetët Halil Snopçe dhe Adnan Neziri, bartësi i listës për këshilltarë, Abdulla Osmani dhe kandidati i zonës për Këshillin Komunal, Blerian Imeri, në bashkëbisedim me banorë të fshatit Shipkovicë, të cilët paralajmëruan mbështetjen masovike që do t’i japin rinisë së ASH-së në zgjedhjet e 20 Gushtit.

Në këtë pritje u shpalosën edhe vizioni dhe projektet e Aleancës për Shqiptarët për Tetovën në përgjithësi dhe Malësinë në veçanti”, thonë nga ASH – Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu