Ali Ahmeti: Brezat e rinj të marin në dorë përgjegjësitë e këtij shekulli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bogovinës. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe kryetari i komunës njëherit edhe kryetar i degës së BDI në Bogovinë Besnik Emshiu, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, kryetari i Këshillit komunal Ilir Elezi.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Si pasojë e pandemisë nuk kemi pasur mundësi të vazhdojmë traditën e takimeve tona më qytetarë, me struktura e shoqëri civile, për të diskutuar se si të realizojme synimet tona shoqërore. Mirë tha Iliri, shekulli i ri. Ndaj punët e shekullit të ri, duhet t’i trajtojnë brezat e shekullit të ri, të marrin përgjgjësi për punët që duhet të realizohen. Ndaj presim cilësi në arsim, shëndetësi, insfrastrukturë, në mënyrën e jetës sa më kualitative, Ky është shekull i ri me shumë ndryshime të reja, përfshirë edhe klimën, ndaj duhet të dedikohemi në një jetesë të shëndetshme. Kur unë flas për ruajtjen e ambientin, për lumenjtë tanë që janë mbushur me mbeturina, që ndikojnë në zhdukjen e bimësisë dhe pasurisë së natyrës, Këto janë përgjëgjësi për ministrin e planifikimit hapësinor, por edhe për qytetarët që duhet të jenë më të vetëdijshëm. Sot kemi universitete, shkolla të mesmë e fillore, kemi spitale, nuk jemi më si ishim para 20 viteve. Dikur kishim pak specialist shqiptar nëpër spitale, sot kemi plot mjek specialist, por tashmë duhet një mjekësi kualitative dhe moderne, sepse vëtëm kështu plotësojmë standard që na afrojnë me Europën. Të mirat nuk vinë me uratë por më pushkë të gjatë, ne lirinë e fituam ndërsa sot vendin tonë duhet ta duam. Në 20 vite kemi qenë çelës kyç në faktorizimin e çështjeve shtetëtore, kemi krijuar politika zero probleme me fqinjët, mund të përmendi çështjen me Greqinë apo Bullgarinë. Sot është hapur skriningu, ndaj duhet të shohim përpara në këto momente historike që të bëhemi bashkë shqiptare e maqedon, sepse ky qiell është i përbashkët ashtu siç e kemi të përbashkët edhe këtë tokë. Ne jemi krahas bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ne jemi pro që problemi Kosovë – Serbi të gjej një zgjidhje reciproke sepse Kosova u la me lumenjë gjaku, ndonëse nuk është proces i lehtë por nuk shtyhet me hasmëri shekullore sepse nuk zgjedhim probleme. Projekte të këtij shekulli të ri janë Korridori 8, Mali Sharr tashmë është Park Nacional. Fillon së shpejti puna në Korridorin 8, poashtu Rruga e Arbërit, është në proces edhe hekurudha që përforcon Korridorin 8. Të gjithë kemi investuar për një paqe të qendrueshme, lufta Rusi-Ukrainë është e padrejtë dhe e pandershme, ndaj mendojmë dhe vlerësojmë që Ukraina do fitoj por ka pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë Europën, por ministrat tanë edhe në këtë kohë krize e kanë menaxhuar në mënyrë superiore të gjithë situatën shtetërore”, deklaroi Ahmeti.

Besnik Emshiu – Kryetar i komunës së Bogovinës

“Kam kanqësi të flas sot para jush në cilësinë e kryetarit të Komunës, kur ju më dhatë besimin me votën tuaj. Sot do të paraqes para jush disa arritje nga viti 2022, që pavarësisht krizës ekonomike nuk na penguan në realizim. Qëllimi ynë ka qenë që të bëjmë investime të barabarta madje dhe në vendet rurale. Mund të përmend: Rregullimi i shtratit të lumit në Bogovinë, Stabilizimi i tokës erozive mbështetur nga UNDP, mbjelljen e fidaneve, rregullimi i rrugëve, rikonstruimi i objketeve shkollore, ujësjellësit, rregullimi i ujësjellësit në Pallçisht, ndërtimi i kanalizimit, azhurimi i dokumentacioneve për rrëgullimin e projekteve infrstruktuore dhe urbanistike, ndërtimi i stacionit të zjarrfikësve e shumë projekte të tjera, Së shpejti kemi rrugën Pirok – Gradec, rrugë në Zherovjan, terren i hapur sportive në Pirok dhe shumë projekte tjera. Kemi projekte që nuk i kemi pasur në platformen tonë zgjedhore por i kemi realizuar sepse kanë qenë të nevojshme të bëhen. Vlerësoj maksimalisht të gjithë përfaqësuesit institucional që gjithmonë na përkrahin drejt realizimit të projekteve tona”, tha Emshiu.

Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

“Jemi këtu për të dëgjuar mendimet e juaja dhe idetë e juaja. Si fëmijë i diasporës unë shoh ndryshime të dukshmë në këto vende, duke nisur nga gjuha, shërbimi policor, institucional, flamuri, shkollimi dhe shumë gjëra të tjera. Sot ngelet sfidë anëtarësimi në BE, ndaj duhet të krijojmë politika të duhura për në BE. Duhet arsim më standard të lartë, shëndetësi dhe infrastrukturë. Së pari herë në këto 30 vite kemi siguru mjete për të rregulluar çështjen e mbeturinave në shtet, kemi siguruar mjete nga BERZH-i dhe BE, për depone moderne, kontenjera modern që mundësojnë dhe selektim të mbëturinave. Sot fatkeqësisht disa vendbanime ende nuk kanë ujësjellës, kemi siguruar mjete edhe për këtë çështje. Me këto investime krijojmë balans për një jetë më të mirë për qytetarët tanë. BE kërkon mjedis të pastër, zona të mbrojtura dhe ekonomi të zhvilluar. Për t’u anëtarësuar në BE duhet që secili nga ne të bëj pjesën e tij qytetare, drejt realizimit të synimeve tona shtetërore“, deklaroi Nuredini.

Ilir Elezi – Kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës

Të nderuar banorë, ju e dini që BDI ka qenë derë e hapur për të gjithë qytetarët, derë e hapur për vizionarët dhe përkrahësit e gjithë atyre që duan të ecin rrugës së liderit tonë Ali Ahmeti. Kur bota po ballafaqohet me sfida të ndryshme, është koha të dëshmojmë se sa synojme drejt ideve pro-BE. Na duhet më shumë se përkushtim drejt realizim të ideve që kemi synim në këtë shekull të ri. Si kryetar i këshillit komunal kam një përgjëgjësi të madhe, por është nder që të punojmë dhe realizojmë projekte për qytetarët tanë“, sqaroi Elezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu