Ali Ahmeti: Është iluzion nëse mendoni se na mundni neve, edhe nëse bëheni bashkë të gjithë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti para anëtarëve të partisë në Çair edhe njëherë theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim më 12 prill do ta ketë fitoren e radhës. Ahmeti edhe njëherë u bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen.

“Secili thotë unë do i fitoj zgjedhjet. Mendoj që Bashkimi Demokratik për Integrim ka fitoren e radhës dhe nuk e bazojë këtë fitore as në folklorizëm, as në optimizëm të tepruar. Nuk është puna se fiton Bashkimi Demokratik për Integrim por me fitoren tonë fitojnë shqiptarët. Ne kemi bërë thirrje, le të bashkohen të gjithë dhe le ta fitojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, pak rëndësi ka. Me rëndësi shqiptarët të jenë fitimtar dhe krenar, shqiptarët të respektohen ashtu siç janë me histori, identitet dhe dinjitet por jo të përfaqësohen nga 6 delegacione.

Prandaj u kemi bërë thirrje. Bashkohuni dhe fitonani të mos humbin shqiptarët . Përsëri fajin e ka Bashkimi Demokratik për Integrim pse nuk bashkohen të tjerët”, ka theksuar Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit partitë opozitare shqiptare duhet të bashkohen me qëllim që të mos humbin mandatet e shqiptarëve por të mos krijojnë iluzione se mund ta fitojnë Bashkimin Demokratik për Integrim. “Të vegjlit mund të bashkohen por ama mos krijoni iluzion se e fitoni Bashkimin Demokratik për Integrim.

Shqiptarët duhet ta din se, unë Ali Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim si organizatë me histori më të lashtë në këtë vend nuk punojmë për ta pasuruar karrierën tonë qoftë politike apo partiake sepse begati ma e madhe se sa të bësh zhvillime të mëdha, të maresh vendime të mëdha … Autor autentik i ndryshimeve të mëdha në këto dy dekada të fundit është Bashkimi Demokratik për Integrim”, ka deklaruar Ali Ahmeti.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu