Ali Ahmeti: Ja pse nuk mora pjesë në takimin Zaev – Mickoski

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka sqaruar mospjesmarrjen e tij në takimin Zaev-Mickovski, ditë më parë. Ai, tha se në këtë takim dy partitë maqedonase kanë bërë përpjekje për të tejkaluar dallimet mes tyre për Ligjin e Prokurorisë Publike, prandaj BDI-ja nuk ka pasur arsye që të jetë prezente në takim.

“Nuk kam marrë pjesë në takim përderisa ata nuk I afrojnë dallimet e veta. Qëndrimet tona janë të qarta. Ne mbështeësim Ligjin, mbështesim të gjitha reformat në gjyqësi. Përderisa kanë dallimet mes vete LSDM dhe VMRO, ne nuk mund të jemi pjesë e atij debate. Në aktin final sigurisht do të jemi pjesë e përmbylljes së tërë çështjes”, tha Ali Ahmeti./Gazeta LAJM


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu