Ali Ahmeti ka vizituar Hasanbegun

Kryetari i partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, BDI, Ali Ahmeti vizitoi dje disa familje nga fshati Hasanbeg i shoqëruar nga ministrat, ai i ekonomisë Driton Kuçi dhe i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Sipas Mexhitit vizita e fundit e Ahmetit ishte nën organizimi të shefit të shtabit të emergjencës për lagjen Hasanbeg, Ali Sadiku.
“Vizita e djeshme e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Hasanbeg të Shkupit, u organizua nga kryetari i shtabit të emergjencës në Hasanbeg Ali Sadikut. Njashtu në këtë visit që realizoi z.Ahmeti, u shoqërua edhe nga Ministri i Ekologjisë Bashkim Ahmeti dhe mistri i ekonomisë Driton Kuçi”, ka deklaruar Mexhiti duke shtuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës së tij në Hasanbeg ka premtuar në bazë institucionale do të sanohen të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet dhe do të punohet intensivisht për të rikthyer jetën normale në Hasanbeg.

Ahmeti ka vizituar familjet që gjatë përmbytjeve humbën më të afërmit e tyre, duke u shprehur ngushëllime.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu