Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), krahës vendimit që të qeverisë me LSDM-në e Zoran Zaevit dhe thirrjes drejtuar prtesidentit Ivanov që të shyrtojë vendimin e tij dhe mandatin për formimin e qeverisë së re t’ia dorëzojë shumicës parlamentare, në mbledhjen e saj të fundit BDI ka vendosur që të hetohet e gjithë veprimtaria e saj politike që nga viti 2002 e këndaj, por jo vetëm, kreu Ahmeti ka insistuar që të gjithë ata që kanë shkeluar ligjin të përgjigjen para drejtësis.
“BDI-ja do të kërkojë edhe hetim të plotë të gjithë veprimtarisë që nga formimi i saj në vitin 2002 deri më sot me ndërmjetësim ndërkombëtar deri sa të përfundojë procesi i sistemit gjyqësor në vend”, ka deklaruar mbrëmë Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së.
Sipas burimeve partiake të portalit FLAKA ka qenë pikërishtë lideri i kësaj force politike Ali Ahmeti që ka insistuar në këtë, madje ka thënë para anëtarve të kryesisë së partisë se çdo kush që ka bërë ndonjë keqëpërdorim gjatë kësaj periudhe të përgjigjet para drejtësis.