Ali Ahmeti në dilemë, me Gruevskin apo Zaevin?

E përditshmja “Utrinski” shkruan se BDI është para një dileme që të shkojë në Qeveri me VMRO-DPMNE apo me LSDM.

“Pavarësisht se bisedimet zyrtare nuk kanë filluar ende, BDI bashkë me Aleancën për Shqiptarët po hartojnë pozicionet e tyre fillestare, në prag të fillimit të negociatave ndërpartiake”, shkruan gazeta, transmeton INA.

Nga BDI theksojnë se ende nuk mund të japin detaje për pozicionet e tyre politike, sepse janë të angazhuar për harmonzimin e qëndrimeve dhe arritjen e një memorandumi me partitë shqiptare që fituan mandate deputetësh. Sipas gazetës, BDI është vendimtare për të formuar qeverisjen e ardhshme./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu