“Ali Ahmeti nuk lexon anketa dhe as rrjete sociale” – Osmani tregon se kur do të largohet BDI nga skena politike

A do të largohet BDI-ja nga skena politike shqiptare në Maqedoni dhe të krijojë hapësirë për parti të tjera?

Duke u përgjigjur në këtë pyetje, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në Click në RTV21 tha se për këtë vendosin qytetarët në zgjedhje.

Ai shtoi se qytetarët kanë sjellë BDI-në në këtë pozitë, falë politikave të liderit Ali Ahmeti.

“Në demokraci nuk vendosin politikanët se kujt do t’i krijohet hapësirë, vendosin qytetarët se kujt do t’i krijohet hapësirë. Gara politike është e barabartë. Askush në Maqedoni nuk mund të akuzojë se kemi terren të rrafshët për zgjedhje, se favorizohet një subjekt politik apo tjetri. Unë mendoj se shqiptarët kanë parë diçka te BDI: konsistencën e kryetarit Ahmeti. Shikoni partitë tjera – bazohen në anketa. Kryetari Ahmeti as nuk lexon anketa, as rrjete sociale. E ka një vizion që e ka skicuar para 20 vjetësh – që Maqedonia duhet të jetë shtet i barabartë i popullit shqiptar dhe maqedonas. Në bashkëqeverisje, në një shtet pjesë e NATO-s, pa çështje të hapura me fqinjët dhe pjesë e BE-së. Ky është misioni i tij”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu