Ali Ahmeti paralajmëron dorëheqjen e të gjithë ministrave të BDI-së

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e partisë në Reçicë të Vogël pas mbledhjes së kryesisë qendrore për krizën që gjendet vendit, dhe daljen nga kriza në të cilën është futur Maqedonia, tha se BDI-ja e sheh si opsion edhe tërheqjen e ministrave nga qeveria teknike, njofton TetovaSot

“Sigurisht që është një situatë që do kujdes dhe që do analizë shumë të thelluar. Ne e kemi analizuar nga të gjitha aspektet tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të BDI-së, dhe të shohim se sa mund të kontribuojmë në shtyrjen e mëtutjeshme dhe zhbllokimin e situatës, sepse ka zëra që mund të jetë kontribut në drejtim të ç’bllokimit të situatës”, theksoi Ahmeti.
Ai tha se BDI-ja dëshiron zgjidhje të krizës dhe jo thelimin e saj, dhe sipas Ahmetit tërheqja nga ekzekutivi mund të thelojë krizën, por se ka edhe argumente se mund ta ç’bllokojn situatën e krijuar.

“Nëse tërhiqet BDI-ja nga ekzekutivi dhe komplikohet situata atëherë, ne nuk duam të jemi kontribues në këtë drejtim. Ne jemi për të ofruar zgjidhje’, tha Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu