Ali Ahmeti publikon fotografi me paralajmërim për 28 janarin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjete sociale ka shpërndarë fotografi që ndërlidhet me 28 janarin e këtij viti, përcjell TV21.

Në fotografi krahas që shkruan data 28 janar, qëndron i varur flamuri shqiptar.

Në prapavijë është edhe shqiponja.

Si duket Ahmeti paralajmëron një epokë të re shqiptare për më 28 janar, ku në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të vijë Talat Xhaferi, si kryeministër teknik me çka edhe do të jetë kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu