Ali Ahmeti shpalos emrat e ministrave, Naser Ziberi askund

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i partisë, Ali Ahmeti menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, me çrast edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie

Ministrin e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda-partiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.

Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit për të cilin tha se si person a-partiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij Ziberi do të vazhdoj të punoj si noter derisa siç u shpreh Ahmeti “t’ja gjejmë një vend të përshtatshëm”./Alsat


1 Koment

  1. Ali Ahmeti esht si ai Qeni qe ben ham ham ham me ne fund nuk ben send
    psikopat i zvicres
    mashtrues ne zvicer
    tan kohen e ka qu ne zvicer llaf e muabete te Kino Max ne Emmenbruck te Luzernit dhe kur ka ardh data 1 i Muajit ka shku te sociali bile bile disa her ka qajtun sikur esht ne gjendje te veshtir vetem e vetem ti mer paret prej socialit
    shkur shifet qe esht Burr po Burrni ska hiq
    esht nje majmun
    E ktu shifet Shteti Maqedon qe esht shuuuum shuuuum keq se ne Ket shtet ka qen e mundshme te deperton nie psikopat ashtu qe shteti maqedon esht me i lodhur se Ali ahmeti
    shteti me i keq se ali ahmeti
    kete e thone edhe zviceranet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu