Alibeaj mbledh Kryesinë, pjesa më e madhe e braktisin. Ja kush ka marrë pjesë

Pas dështimi të bisedimeve për bashkimin e PD, grupi i Alibeajt mbledh forcat dhe thiri mbledhje ditën e sotshme. Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00, ku pritet të diskutohet për dështimin e bisedimeve për bashkimin e PD si dhe për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 maj 2023.

Por vetëm 12 anëtarë kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, nga 34 që përmban lista e njohur prej tyre.

Mësohet se të pranishëm kanë qenë:

Xhemal Gjunkshi
Taulanta Jupi
Indrit Sefa
Gazment Bardhi
Taulant Zeneli
Fitim Zekthi
Orjola Pampuri
Endri Hasa
Juela Hamati
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Jonila Godole
Kreshnik Çollaku

Në këtë mbledhje duhet që të jenë të paktën 18 demokratë që të përmbushet kurumi për këtë mbledhje. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu