Alketa Vejsiu sapo ngriti dyshimet për pjesëmarrjen e Ilirit në këtë reality-show

Alketa Vejsiu gjatë “Dance Albania” na futi në dyshime lidhur me pjesëmarrjen e Ilirit në “L’isola dei famosi”. Por a do të jetë balerini pjesë e këtij reality-show kaq të famshëm?

“Kam bindjen që ti Ilir Shaqiri do ta fitosh “L’isola dei famosi”, tha Alketa.

Mirëpo Iliri nuk bëri asnjë koment, madje ai thjesht buzëqeshi.

Si pjesë e “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri përveç çmimit të madh fitoi edhe një kontratë me “Digitalb”, ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës.

Por së fundmi janë ngritur dyshime jo vetëm për marrëdhënien e tij me drejtuesit e “Top Media”, por edhe për bashkëpunimin e tij me “Digitalb.”

Në puntatën e fundit të “Dance Albania”, Iliri shprehu dëshirën që të kërcejë me vajzën e tij Emily, e cila festoi disa ditë më parë ditëlindjen. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”

Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”.

Ishte vetë Iliri që e riktheu në vëmendje përgjigjen e tij, duke ripostuar bisedën, e cila ishte publikuar fillimisht nga një faqe. Mes të tjerash faqja në Instagram shkruan se “Marrëdhëniet e Iliri me drejtuesit e Top Channel dhe Digitalb nuk janë të mira”- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu