Allegri i gatshëm t’i kthehet punës, PSG shpreh interesim

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i gatshëm që t’i kthehet punës pas pauzës njëvjeçare, ndërsa është duke u shënjestruar nga Paris Saint-Germaini.

Strategu italian i ka rimbushur bateritë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, është duke e pritur ofertën më të mirë.

Ai preferon që të punojë në Itali për shkak të familjes, mirëpo e ka të vështirë ta gjejë një klub që i përmbush pritshmëritë e tij.

Emri i Allegrit ka qarkulluar edhe në Ligën Premier, ndërsa në javët e fundit është lidhur me Manchester Unitedin që pritet ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin në rast të moskualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Por, sipas La Stampa, drejtori i PSG-së, Leonardo, tashmë ka kontaktuar me ish-trajnerin e Milanit për ta zënë vendin e Thomas Tuchel nga sezoni i ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu