Ka shumë pak kohë prej kur bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisma kanë kurorëzuar dashurinë tyre me martesë.
Almeda përkrah ‘Çënarit’ ndihet si në qiellin e shtatë, më e dashuruar se kurrë, por si duket është zhgënjyer me vendasit e aktorit, shkruan lajmi.net
Këtë zhgënjim bukuroshja shqiptare e ka shprehur publikisht nëpërmjet një fotografie përkrah të cilës i ka falenderuar të gjithë shqiptarët që e uruan duke mos e lënë pa e përmendur faktin që e habiti aq shumë, se si njerëzit me të cilët është shoqëruar në Turqi nuk e kanë uruar fare.
“Falënderoj sërish të gjithë miqtë dhe shokët që më kanë telefonuar, pyetur dhe uruar në ditën më të lumtur të jetës time, ditën që realizova ëndrrat e mija, momentin që mora vendimin më të rëndësishëm në jetë. Mirëpo, nuk e kaloj dot pa e thënë edh këtë:
Në një kohë që të afërt dhe të largët, gjithkush që njoh në Shqipëri më telefonoi, madje teksa merrja mesazhe urimi edhe nga vende të ndryshme të botës; më ka habitur fakti që shumica e njerëzve, me të cilët kam ndarë shumë gjëra në Turqi, nuk më kanë telefonuar. Kjo do të thotë se kuptimi im rreth miqësisë dhe shoqërisë nuk u përputhka me të tyrin. Suksese në jetë të gjithëve!”, ishin fjalët e Almedës.
Kujtojmë se ajo ka ”rrëmbyer” njërin prej meshkujve më të ndjekur, ëndërra e secilës femër, por edhe ‘Çënari’ është me fat që pranë vetes ka një grua si Almeda, e mençur, e zonja dhe këmbëgulëse në arritjen e qëllimeve./Lajmi.net