Artan Grubi kërkon të marrë pasaportën, ofron 335.707 euro garanci

Artan Grubi ka ofruar 335.707 euro garanci me qëllim të heqjes së masës shtesë të kujdesit, kanë bërë të ditur nga gjykata penale. Ata thonë se mbrojtja e Grubit i cili akuzohet në çështjen lidhur me Lotarinë Shtetërore ka ofruar pasuri të paluajtshme, si garanci. Nga Gjykata informojnë se ndaj të pandehurit, përveç arrestit shtëpiak, është caktuar edhe masa e sekuestrimit të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të pasaportës apo dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

“Mbrojtja propozon që kjo masë të hiqet dhe të zëvendësohet me garanci, në përputhje me nenin 150 të Ligjit për Procedurën Penale. Si garanci është ofruar një pasuri e paluajtshme me vlerë prej 335.707 eurosh, me arsyetimin se në këtë mënyrë i pandehuri do të jetë i disponueshëm për organet e ndjekjes gjatë zhvillimit të procedurës penale”, GJYKATA PENALE.

Gjykata Themelore Penale sqaron gjithashtu se aktakuza mbi bazën e së cilës është regjistruar çështja është dorëzuar më 13 gusht 2026. Në përputhje me nenin 470 të Ligjit për Procedurën Penale, paraburgimi mund të zgjasë më së shumti 60 ditë nga dita e dorëzimit të aktakuzës. Kjo do të thotë se masa e arrestit shtëpiak për Artan Grubin, sipas gjykatës, në bazë të ligjit skadon më 13 tetor 2026. Masa shtesë e sigurimit, përkatësisht sekuestrimi i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, vazhdon të jetë në fuqi edhe pas skadimit të këtyre 60 ditëve. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu