Sa është bërë rroga mesatare në Slloveni?

Paga mesatare mujore neto në Slloveni në shtator arriti në 1.698,84 euro, që paraqet një rritje nominale prej 0,6 për qind, gjegjësisht 0,7 për qind në terma realë krahasuar me gushtin, njoftoi sot Enti Slloven i Statistikave (SURS), raporton Faktor.mk.

Fitimi më i lartë mesatar neto u regjistrua në sektorin e telekomunikacionit, programimit kompjuterik, konsulencës, infrastrukturës kompjuterike dhe shërbimeve të tjera informative, ku arriti në 2.205,34 euro.

Të punësuarit në akomodim dhe hotelieri kishin fitimet më të ulëta, me një mesatare prej 1.279,20 euro neto.

Në periudhën nga janari deri në shtator, paga mesatare neto sllovene ishte më e lartë për 6,6 për qind në terma nominalë dhe për 3,4 për qind në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paga mesatare bruto në Slloveni arriti në 2.711,48 euro në shtator, shtohet në njoftim.

Sipas strukturës së fitimeve bruto, paga bazë përbënte 71,8 për qind të shumës totale, shtesat 12,7 për qind, kompensimi i pagës që paguhet nga punëdhënësi 10,1 për qind, pjesa e fitimit për performancë në punë 5,3 për qind, ndërsa pagesa për performancë afariste mori pjesë me 0,1 për qind.

Pjesa e bonuseve dhe pagesave në bazë të rendimentit ishte më e larta në miniera, ku arriti në 24,3 për qind, thuhet në faqen e internetit të SURS.

Të dhënat e entit statistikor tregojnë gjithashtu se 4,3 për qind e të punësuarve kanë marrë një pagë bruto të paktën dyfish më të madhe se mesatarja.

Një e katërta e të punësuarve kishin një pagë bruto prej më shumë se 3.181 euro, ndërsa gjysma morën më pak se 2.333 euro.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu