Rute: Evropa duhet të përgatitet për luftë të mundshme me Rusinë, qytetarët të jenë të gatshëm për kriza

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje vendeve anëtare që të përgatitin jo vetëm ushtritë, por edhe qytetarët, institucionet dhe kompanitë për mundësinë e një konflikti të armatosur.

Duke folur në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Rutte paralajmëroi se kërcënimi rus ndaj sigurisë evropiane nuk do të zhduket as pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Ai theksoi se qytetarët duhet të dinë si të veprojnë në situata krize dhe si të ndihmojnë institucionet dhe shërbimet e emergjencës.

Si shembuj të përgatitjes së popullsisë për situata të jashtëzakonshme përmendi Norvegjinë, Suedinë, Danimarkën dhe Finlandën.

Rutte gjithashtu kërkoi investime më të mëdha në industrinë ushtarake, duke paralajmëruar se Rusia po vazhdon të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu