Një incident i pazakontë është regjistruar në Ankara të Turqisë, ku toka në një parkim të jashtëm të një qendre tregtare është shembur papritur, duke krijuar një gropë të madhe në të cilën ka përfunduar një kamion transporti dheu.
Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Acity, në zonën e Yenimahalle. Si pasojë e shembjes së asfaltit, kamioni ra brenda gropës, ndërsa drejtuesi i mjetit mbeti i bllokuar në kabinë.
Shoferi u nxor nga mjeti me ndihmën e një eskavatori, ndërsa fatmirësisht u bë e mundur shpëtimi i tij.
Pas incidentit, drejtuesit e qendrës tregtare morën masa sigurie për të shmangur rrezikun për qytetarët. Ndërkohë, ekipet e specializuara nisën punën për nxjerrjen e kamionit nga gropa e krijuar pas shembjes së tokës.
#Ankara’da çöken yola düşen kamyon sürücüsü aracında mahsur kaldı
Ekipler tarafından kamyonu çukurdan çıkarmak için çalışmalara başlandı. https://t.co/oK2e587T4U
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) November 24, 2026










