Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas zgjedhjes së presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet institucional për funksionimin demokratik dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e shoqëror.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, drejtuar qytetarëve dhe aktivistëve, Kurti ka njoftuar se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri qeverisës, në të cilin, sipas tij, janë përfshirë zotimet me të cilat partia e tij fitoi sërish zgjedhjet.
Ai ka theksuar se besimi i qytetarëve përbën përgjegjësi për qeverisjen, ndërsa ka përmendur edhe sukseset dhe të arriturat e përbashkëta të viteve të fundit.
Kurti ka bërë gjithashtu një përmbledhje të kohëzgjatjes së mandateve të tij qeverisëse, duke theksuar se qeveria “Kurti 1”, në vitin 2020, zgjati vetëm katër muaj, qeveria “Kurti 3” zgjati shtatë muaj e dy ditë, ndërsa qeveria “Kurti 4” nisi më 13 shtator 2026.
Sipas tij, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët janë realizuar gjatë mandatit të qeverisë “Kurti 2”, për të cilat ka paralajmëruar një përmbledhje të veçantë.










