Alternativa: Për herë të parë u paraqitëm vetëm në zgjedhje, jemi të kënaqur! Ua urojmë fitoren atyre që kanë marrë numrin më të madh të votave

Orhan Murtezani nga Alternativa në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se si parti janë të kënaqur nga rezultati në zgjedhjet për këshill komune në Tetovë, përcjell TV21. Murtezani tha se janë nëvlerësuar nga partnerët e kaluar të koalicionit.

“Ndonëse kjo ishte paraqitja jonë e parë në zgjedhje si parti në vete, ne jemi të kënaqur nga ky rezultat ndonëse pritjet tona kanë qenë më të larta. Ky rezulatat dëshmon se Alternativa ka qendrueshmëri stabile në Tetovë dhe vlerësimi që na është bërë në të kaluarën, në koalicionin e dy palë zgjedhjve të kaluara ka qenë joreal për mos të thënë jokorrekt”, theksoi Murtezani.

Ai uroi partitë që kanë fituar më tepër vota, por edhe këshilltarin e tyre të ardhshëm në Tetovë.

“Më lejoni t’i përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e sotme dhe t’i falënderoj për këtë fushatë zgjedhore, po ashtu dëshirojmë të ua urojmë fitoren atyre që kanë marrë numrin më të madh të votave dhe numër më të madh të këshilltarëve, duke marrë kështu përsipër edhe numrin më të madh të përgjegjësive, këtu dua ta përgëzoj edhe këshilltarin e ardhshëm të Alternativës, Faton Selami”, tha Murtezani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu