Alternativa po finalizon marrëveshjen për bashkëpunim me ASH, Besa jashtë loje

Gazeta Express nga burime të saja mëson se Alternativa është duke finalizuar marrëveshjen me Aleancën për Shqiptarët por pa Besën brenda.

Sipas burimeve të Express, marrëveshja mes partisë së Selës dhe të Gashit do të finalizohet këtë pas dite të së hënës, ndërsa më së voni deri nesër do të bëhet publike.

Pak orë më parë, Besa doli dhe kërkoi llogari nga Aleanca për Shqiptarët në lidhje me koalicionin trepalësh, duke kërkuar në njëfarë mënyre edhe llogari për iniciativën që e mori partia e Selës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu