Alternativa tregon se cilën parti maqedonase e preferon për koalicionim paszgjedhor (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, mbrëmë në emisioni Click Plus në TV21, deklaroi se nuk kanë lidh jetë afatgjatë me asnjë subjekt politik por me idealin dhe programin e platformës së Alternativës.

Rexhepi shtoi se platforma dhe ideali i Alternativës është para çdo subjekti tjetër politik, raporton TV21.

“Ne kemi lidh jetë afatgjatë me asnjë subjekt politik, por kemi lidh vetëm me idealin dhe programin dhe platformën e Alternativës që i bie që çdo subjekt politik që do të jetë i gatshëm që ta jetësojë platformën tonë dhe synimet tona programore atëherë ne do të bashkëpunojmë me atë subjekt. Kishim dashur që ta ketë një gatishmëri të tillë LSDM-ja, por megjithatë platforma dhe ideali i Alternativës është para çdo subjekti tjetër politik”, u shpreh Skender Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu