Altin Basha shkarkohet nga “Kujtim Spahivoglit”, shpall kandidaturën për drejtor i Teatrit Kombëtar

Qeveria shqiptare ka liruar nga detyra të drejtorit të teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Altin Bashën.

Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit.

Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

Mësohet se Basha ka hequr dorë nga kjo detyrë pasi do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe dëgjesa me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Regjisori Altin Basha u emëruar në dhjetor 2020 drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”, disa muaj pasi dha dakordësinë për shembjen e godinës së Teatrit.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Kiço London, ndërkohë që nuk është bërë me dije se cili do të jetë drejtori i ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu