Alvisa kthehet në studio, kapet keq me Arajnin pasi ish i dashuri i saj hyri në emision

Alvisa është rikthyer në studio, e duket se për ta bërë këtë gjë e bindi Bruno. Por kësaj radhe asaj i doli punë me opinionistin Arjanin, të cilët debatuan për futjen e ish të dashurit të Alvisës në emision.

Arjani i tha Alvisës se po e akuzonte pa të drejtë se nuk ishte ai i cili kishte përkrahur futjen e Hysenit në emision.

Pas zënkave mes tyre, Arjani doli jashtë nga kontrolli duke çuar situatën në ofendime ndaj Alvisës, e cila serish largohet por kësaj radhe bashkë me të edhe çunat.

Kjo përplasje mes Arjanit dhe Alvisës bëri që programi të ndërpritet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu