Ambasadori amerikan në Beograd: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konfliktit të viteve ’90

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka përshëndetur qëndrimin e përbashkët të shteteve të Kuintit, përmes së cilit u kërkua që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë bisedimet.

Në profilin e tij në Twitter, Scott ka bërë thirrje që t’i jipet fund konflikteve të viteve të ’90-ta.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve të viteve ’90. I bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rihapin sa më shpejt dialogun e sponsorizuar nga BE dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave që e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshje” shkruan Scott.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu