Ambasadori Blerim Reka i ka dhënë mbështetje të fortë Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti.
“Sot prita Ambasadorin, Prof. Dr. Blerim Reka, me të cilin biseduam për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë. U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik.”, ka nënvizuar Kurti.
Sipas tij, në takim është konstatuar se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatë vjeçar të Brukselit.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë”, tha ambasadori Reka duke i dëshiruar Vetëvendosjes sukses në zgjedhje.










