Ambasadori britanik: Shqipëria ka ende shumë punë, por t’i hapen negociatat

Duncan Norman, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, nga Kukësi dhe Hasi ku ndodhej në një vizitë dy ditore për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli ka folur për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ambasadori u shpreh se Britania do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën ku diskutohet për çeljen e negociatave.

Ai tha se Britania do të largohet nga BE-ja por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një gjë e mirë.

“Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin.

Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu