Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.

Në letrën e datës 25 shtator 2026, Rudolphi i përcjell Kurtit “urimet e sinqerta” për rizgjedhjen dhe thekson se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme.

Ambasadori gjerman nënvizon se Gjermania e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Në fokus të veçantë është dialogu Kosovë–Serbi. Rudolph thotë se dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh shpresën që qeveria e Kurtit të angazhohet për rifillimin e shpejtë të dialogut dhe për arritjen e marrëveshjeve “praktike, reciproke, të respektueshme dhe të qëndrueshme”.

Letra gjermane vjen në një periudhë kur Kurti ka marrë edhe mesazhe të tjera urimi pas rizgjedhjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu