Ambasadori i Sllovenisë në Serbi, Damjan Bergant, deklaroi se sot në Beograd se nuk ka më dyshim nëse Serbia do të hyjë në Bashkimin Europian, vetëm kur. Bergant shtoi se presidenca sllovene ka përmbushur prioritetet që i kishte caktuar.
Megjithëse, në këto prioritete ishte i gjithë procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, që nuk u realizua si e proklamuan Sllovenia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u anashkaluan përsëri përkundër premtimeve dhe për shkak të mospajtimeve brenda 27-shes.
“Mendoj se sa i përket prioriteteve tona i arritëm ato që dëshiruam. Kishim para vetes një detyrë me rëndësi dhe pengesa të epidemisë” i tha ai gazetarëve në pritje të forumit me temë të presidencës së BE-së “Nga Sllovenia në Francë”.
Ballkani Perëndimor ishte një prej prioriteteve të presidencës dhe Sllovenia, siç tha ai, është e kënaqur pasi organizoi Samitin e Liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo kur u miratua deklarata që sipas vlerësimit të Bergant hap perspektivën për vendet e rajonit sa i përket zgjerimit.
“Në fund të presidencës sonë ishim të suksesshëm sa iarritjes së hapjes së kapitujve për Serbinënë konferencën ndërqeveritare që është një sukses i qartë jo vetëm i presidencës sllovene por edhe i gjithë Bashkimit Europian. Serbia e ka rendin të vazhdojë punën drejt BE, gjithmonë e them se më nuk shtrohet pyetja më nëse Serbia hy në BE, por kur” tha ai. Sllovenia me 1 janar 2022 i dorëzon presidencën e Këshillit Europian Francës.









