Ambasadori Kastriot Robo, në Turqi: Nuk ka shqiptarë të lënduar! Të telefonojnë në këtë numër

Ambasadori shqiptar në Ankara, Kastriot Robo ka deklaruar në një lidhje për ABC, se deri më tani nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi detin Egje mesditën e sotme. Ai megjithatë theksoi se këto shifra janë paraprake për shkak se aktualisht komunikimi telefonik në Izmir është ndërprerë për shkak të mbingarkesës së madhe.

“Ka pasur dëme. Ka pasur 4 viktima, 120 të plagosur dhe shumë godina të rrëzuara. Për momentin fatmirësisht nuk ka shqiptarë të lënduar. Zonat e prekura nga tërmeti kanë mbi 60% të popullsisë shqiptarë. Ne kemi vënë një numër emergjence i bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

Të telefonojnë në numrin tonë. Shërbimi turk i emergjencave që ishin në Shqipëri nëntorin e kaluar. Operacionet e kërkim- shpëtimit kanë filluar menjëherë. Shumë shpejt do të merren masa për strehimin e atyre që kanë mbetur jashtë. Nga informacionet e para pak minutash nuk kemi informacion për shqiptarë të lënduar“, tha Robo.

Ambasada shqiptare në Turqi ka shpërndarë numrin e urgjencës dhe i bën thirrje shqiptarëve të telefonojnë në rast nevoje. “Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence”, thuhet në njoftimin ambasadës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu