Ambasadori norvegjez në Beograd e godet keq Daçiqin

Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilën ai Preshevën dhe Bujanocin i ka quajtur Kosovën lindore, ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të dobishme, por ka paralajmëruar edhe ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Diplomati norvegjez në Bograd, në një intervistë për “Blic”, ka thënë se ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe “rregullimin” e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i quajnë Kosovën Lindore.

Duke komentuar pohimin e Haradinajt se jeta në Kosovë është plotësisht i sigurt për serbët, ambasadori norvegjez tha se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër çdokujt, por beson se për serbët jeta në Kosovë është e sigurt.

“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqet gjatë vizitës në Kosovë. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit pa asnjë incident”, thotë Bjernstad.
Ai shton se nuk e mohon se incidentet ndodhin, por beson se ata që nuk e kanë vizituar Kosovën e ekzagjerojnë rrezikun./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu