Ambasadori O’Connell konfirmon se disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka deklaruar se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë për Kosovën. Këtë fakt O’Connell e ka bërë të ditur gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes Facebook-ut.

Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur ambasadori.

Kujtojmë se kohëve të fundit Serbia ka rritur lobimin te disa shtete për të tërhequr njohjet për Kosovën, por Ministria e Jashtme i ka mohuar këto fakte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu