Ambasadorja amerikane: Ka ardhur koha që Shqipëria të zgjedh përsëri se cilën rrugë do të ndjekë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se populli dhe qeveria shqiptare duhet të zgjedhin se cilën rrugë do të ndjekin.

Në një intervistë në emisionin Opinion, Kim tha se rruga është përpara drejt së ardhmes, drejt perëndimit.

“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit”, ka theksuar Kim.

“Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci”, shtoi ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu