Ambasadorja amerikane ka një porosi për pushtetarët: I mbushët xhepat tuaj dhe të fëmijëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të fortë nër 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë kushdo që refuzon reformën në drejtësi kërkon ta kthejë Shqipërinë në të shkuarën.

Për më tepër, ajo ka përmendur “xhepa të mbushur” pushtetarësh, të atyre dhe fëmijëve të tyre.

“Ata që kundërshtojnë këtë progres do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, në kohën kur prokurorë e gjyqtarë mund të kërcënoheshin.

Në një kohë që qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin paratë, pushtetin lidhjet. Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas”, shkruan tesheshi.

Kthejeni, por kjo shkakton vuajtje për njerëzit e unë ju them ndaloni. Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar.

Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj. Ndaloni, koha juaj ka përfunduar, është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, që ia vlen për ata e fëmijët e tyre të qëndrojnë, që ka një të ardhme që është me e ndritur dhe që ka dënim për ata që kryejnë krime, që të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Këtë duhet të bëjë kjo gjykatë, çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni së marri telefonata, ndaloni që të kini frikë nga këto kërcënime, bëni punën tuaj, lejoni qytetarët shqiptarë që të besojnë”, tha Yuri Kim.

Po kush janë pushtetarët me fëmijë të përfolur për pasurim duke abuzuar me pushtetin e etërve? Pra, nuk është e vështirë të kuptohet se ku rrahin fjalët e Kim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu