Është pa dyshim ndër femrat më të fuqishme në SHBA dhe njeriu më i besuar i Presidentit Donald Trump.Por gjatë një pritje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Nikki Haley i habiti të gjithë kur deklaroi se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara, dhe se i shoqi është me origjinë nga Prishtina.
Komentet erdhën mes gjithë të të ftuarve, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane.
Duke theksuar faktin se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare, përfaqësuesja e Trump tha se:
Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria.
Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar.
Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen.
Ambasadorja la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën.
Ajo kujtoi sesi shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.











