Amber Heard mund t’i ketë borxh Johnny Depp 8.5 milionë dollarë por nuk heq dorë nga jeta luksoze

Borxhi ndaj Johnny Depp nuk duket se po e pengon Amber Heard të bëjë një jetë luksoze. Sado që përpiqet të mos i paguajë ish-bashkëshortit rreth 8.5 milionë dollarë, 36 vjeçarja duket se nuk është ndikuar pavarësisht përpjekjeve të avokatëve të saj për të provuar se ajo nuk mund të shlyejë borxhin.

Një muaj më parë, komisioni prej shtatë anëtarësh i gjykatës në Virxhinia i akordoi Depp-it një dëmshpërblim prej 10.35 milionë dollarësh nga Heard, i cili u reduktua me 2 milionë. Sipas mediave të huaja, Heard u pa duke darkuar në restorantin luksoz “Le Bilboquet” në Sag Harbor dy herë në dy javë.

Një burim i cituar nga Page Six tha se ajo madje dukej se po shijonte vaktin e saj të shtrenjtë dhe po argëtohej. Pak ditë më parë, aktorja paraqiti një mocion për rrëzimin e vendimit. Ekipi ligjor i aktores depozitoi kërkesën në gjykatë të premten, duke kërkuar rigjykim të çështjes.

Aktorja madje pretendon se një nga anëtarët e jurisë nuk ishte verifikuar siç duhet dhe vuri në dyshim rolin e tij në juri. Avokati i Johnny Depp, Benjamin Chu, iu përgjigj lëvizjes, duke thënë se ishte diçka që ata prisnin. “Ishte diçka që e prisnim. Vetëm në një masë më të madhe dhe sigurisht, jo aq thelbësore” , tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu