Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka thënë se u tradhëtuan nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e 11 shtatorit.
Gruda para mediave deklaroi se nuk u mbajt fjala e dhënë publikisht.
“Ne kemi thënë që shkojmë për ta konsultuar për hir të 16 shtatorit, por ajo u keqpërdor, siç e patë. Ajo u kthye në një absurd. Kur njëherë shpiket një arsyetim, ne shkojmë me 9 shtator, me 11 shtator u shpik një arsyetim tjetër, dhe me 11 shtator ne u tradhëtuam në seancë, se shqip thuhet ‘na u tradhëtuam’”, tha Gruda.
“Ne votuam kandidatin e tyre, edhe pse patë deklarim publik para medias: ‘Do ta votojmë edhe kandidatin tonë.’ Nuk u votua. Tani, kur shkelet afati, shkelet fjala e dhënë politike, po shkelet edhe fjala e dhënë se do ta votojmë kandidatin tonë para mediave, para popullit të Kosovës, në kuvend, ne nuk mund të shkojmë në një kuvend ku ka veprime të tilla, dhe ne e dinim që kjo do të ishte komplet një lojë e radhës, dhe nuk mund të vazhdonim të lejonim që ne të fyeshim në atë mënyrë”, theksoi ai.
“Se mendoj që është fyerje edhe e jonja, edhe e publikut, kur ka deklarime publike për votim. Ne kemi votuar nënkryetarin e 6, ka rëndësi për neve si njerëz të këtij vendi. Si mundet partia që ka fituar, me gënjyer publikisht dhe ta themelojmë, mos me e marrë fjalën publikisht? Dhe kjo ka rëndësi për gjykatën, jo për politikën. Për neve si njerëz që jetojmë në këtë vend, ka shumë rëndësi”, shtoi deputeti i PDK-së.










