Amber Rose çmend Hollywoodin me pamjen e saj (Foto)

Amber Rose ka lënë pa fjalë të pranishmit në “Maxim hot 100 party” mbrëmjen e kaluar në Hollywood me pamjen e saj të re.

Prezantuesja televizive 32 vjeçare u paraqit me flokë bionde platin, një palë syze të errëta në formë maceje dhe një kostum të zi, me dekolte provokuese dhe me pantallona të gjata e të gjera.

Natyrisht nuk kishin si të mos binin në sy tatuazhet shumëngjyrëshe në të dyja krahët e Amber.

Ajo po festonte kështu suksesin e shfaqjes së saj televizive që transmetohet  mbrëmjen e vonë të së premtes. Në shfaqjen e saj ajo mbrojti Kanye West në grindjen e tij me Taylor Swift./orainfo/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu