Amendamenti i Aleancës pranohet, Kosova shtohet si shtet fqinj në kushtetutën e Maqedonisë

Pranohet amandamenti i ASH-së që edhe Kosova shtohet në Kushtetutë si shtet fqinjë. Ky ishte Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja ku kërkohej që të shtohen “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”.

Në arsyetimin ata mes tjerash thuhej se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.

Nga ASH kërkuan që në pjesën e shtetësia ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu