Vetëm kur hiqet Taksa 100% dhe të krijohet Qeveria e re e Kosovës, mund të pritet një vizitë e nivelit të lartë shtetëror në Prishtinë apo në Serbi. Përndryshe do të vazhdojë izolimi, transmeton Gazeta Metro.
Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, Bolton për shkak të situatës politike në Kosovë, ka anuluar vizitën edhe për në Serbi.
Kjo vjen si përcjellje e mesazheve negative ndaj Kosovës nga diplomacia amerikane si pasojë e pezullimit dhe bllokimit të proceseve si bisedimet me Serbinë dhe prishja e mundësive për një mundësi marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë se Bolton e kishte planifikuar vizitën në Kosovë e Serbi gjatë muajit të gushtit, si pjesë e vizitës së Trump në Europë, lidhur me përkujtimin e fitorës së Amerikanëve në Luftën e Dytë Botërore.
Bllokimi i proceve rreth njohjes së Kosovës nga Serbia, me ndalimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe vendimet e fundit të Qeverisë Haradinaj lidhur me taksën 100%, që bllokoi këto procese tash e 6 muaj, ka shtyrë diplomacinë amerikane të dërgojë një delegacion special në Prishtinë, i cili tashmë ka ashpërsuar edhe më shumë qëndrimin ndaj lidershipit të Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
Theksojmë se Qeveria në krye me Ramush Haradinajn njihet për jokonstruktivitet politik me Brukselin dhe Ëashingtonin si dhe për proceset e tjera ndërkombëtare, të cilat u kundërshtuan dhunshëm dhe me gaz lotësjellës, siç ka qenë rasti të demarkacioni.
Veç kësaj, Haradinaj po ashtu bllokoi procesin e bisedimeve duke vendosur taksën 100 përqind e cila ndikoi ne izolimin dhe bojkotimin e Kosovës nga BE, si dhe mori kritika të ashpëra nga SHBA.
Ndryshe, pas gjithë këtyre ka reaguar edhe Ndihmës Sekretari Amerikan, Philip Reeker, i cili ka thënë se amerikanët nuk po krenohen fort me shqiptarët kohëve të fundit dhe se dy shtetet nuk i kanë më mardhëniet e mira siç i kishin dikur.










