Amerikanët në Tiranë: 4 milion euro për BKH-në, ja si do funksionojë FBI-ja shqiptare

Ambasada Amerikane postoi videon e radhës, kësaj here duke promovuar BKH-në, atë strukturë që pritet të ngrihet pas SPAK-ut, e që sipas Uashingtonit zyrtar, do t’i ngjajë FBI-së.

“Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.

Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë”, shkruhet nga Ambasada Amerikane. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu