Amir Elezi i BESËS: Më 11 dhjetor BDI nuk shkon vetëm në opozitë, por edhe në histori (VIDEO)

“BESA ofron zgjidhje konkrete edhe për rregullimin e njësive zgjedhore”

Mbrëmë në emisionin “Click Plus” të ftuar kanë qenë zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Amir Elezi dhe përfaqësuesi i Unitetit, Zylfi Adili – Qufa.

 “Ne si Lëvizje BESA vazhdimisht kemi këmbëngulur që të ketë vetëm një njësi zgjedhore në Maqedoni dhe kandidimi i deputetëve të realizohet me lista të hapura, ngase vlerësojmë se kjo është mënyra më demokratike për zgjedhjen e deputetëve. Por, përderisa realizohej Marrëveshja e Përzhinos u pa qartë se kjo nuk u shkon në favor të partive parlamentare… Kur jemi këtu njësia e gjashtë zgjedhore, (këto rezultate kanë dalë sipas analizave të hollësishme që i ka bërë secilës zonë veç e veç Lëvizja BESA) ka plus 5.28 përqind më shumë votues se sa është e lejuar… Që të jetë procesi zgjedhor i mirëfilltë dhe çdo qytetar në secilën njësi zgjedhore të ndjehet i barabarët ne ua ofrojmë organeve përgjegjëse, të vijnë ta marrin studimin e njësive zgjedhore që i kemi bërë si Lëvizje, e ta vënë në zbatim, me qëllim që zgjedhjet të jenë sa më të drejta dhe kredibile”, – ka theksuar Elezi nga BESA.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve parlamentare ai ka thënë se më 11 dhjetor BDI nuk shkon vetëm në opozitë, por edhe në histori.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu