Artur Zheji sheh një diferencë të thellë në qasjen publike të kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës Haradinaj, ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa i pari nuk kurseu akuzat publike nga Tirana në mbyllje të Samitit me Vuçiç në drejtim të shefit të qeverisë së Kosovës duke e quajtur gënjeshtar, vetë Haradinaj është treguar më i tërhequr dhe i kujdesshëm.
Për Zhejin e gjitha kjo çon ujë në mulli të Serbisë. Zheji i kujton Ramës se ai që sot e quan gënjeshtar, luftonte për çlirimin e Kosovës në kohën kur ai si Ministër hante krudo.
Për Zhejin, Rama e përdor shqipen më mirë se “Rambo”, por thelbi i qasjes në publik të Haradainjat ndaj kësaj çështjeje, ka një diferencë të madhe me atë të Ramës.
Analisti shprehet:
“Vlerësimet shkojnë në favor të Ramushit, nuk e shet vëllain publik. Çfarë kemi inat me njëri-tjetrin hajde ti flasim brenda katër mureve. Serbët gëzohen kur shikojnë Ramushin dhe Ramën, Rama që i thotë Ramushit gënjeshtar. Një sekondë, aty ka pasur gazetarë që kanë përkthyer dhe nuk ka gëzim më të madh sesa Ramboja, apo një nga heronjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës të cilësohet nga Rama që atëherë ka qenë Ministër Kulture dhe hante krudo kur Ramboja që i thotë gënjeshtar luftonte.Duhet të mësojmë nga takti, Rama e përdor shqipen më mirë se Ramushi por thelbi i qasjes në publik në këtë rast i Haradinaj ka një diferencë të madhe”.










