Analisti serb: Vuçiq dëshiron ta radikalizojë sa më shumë situatën në veri të Kosovës

“Shumica e serbëve në veriun e Kosovës nuk vendosin për vendime të rëndësishme jetësore, si karriera profesionale apo edhe vendbanimi, por e kanë lënë jetën në duart e pushtetit autoritar dhe të korruptuar serb. Cilado qoftë zgjidhja për Kosovën, këta njerëz tashmë kanë humbur gjënë më të çmuar që kishin – vetë mundësinë për të ndikuar në fatin e tyre, dhe kjo është një tjetër tragjedi e shkaktuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit me qëllim të forcimit të sistemit personal”.

Kështu u shpreh Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike në Beograd për Danas.

Sipas tij, dalja e serbëve te veriut nga institucionet e Kosovës është një demonstrim i fuqisë së Aleksandar Vuçiqit, për të treguar se ai ende ka potencial për të ndikuar në stabilitetin rajonal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu